Opoja.net
Meka Mish

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të ruhet specia e maceve të egra.

Në postimin e ambasadës thuhet se Kosova është me fat që ka macen më të madhe të egër në Ballkan, rrëqebullin.

Po ashtu ata kanë shpërndarë një artikull të “Prishtina Insight”, se çfarë duhet bërë për të ruajtur këtë kafshë të egër.

“Sot është Dita e Jetës së Egër! Kosova është me fat që është shtëpia e një popullsie të vogël të rrëqebullit, maces më të madhe të egër në rajon” thuhet në postimin e ambasadës.

Ndërkaq gjatë vitit 2018, në Kosovë janë vrarë dy mace të egra. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Metehi të Podujevës, kurse i dyti në fshatin Varosh të Ferizajt.

Nuk janë të rralla rastet e ngjashme kur persona të papërgjegjshëm gjuajnë kafshët e mbrojtura. Dhia e egër, rrëqebulli ballkanik, kaprolli në Bjeshkët e Nemuna dhe të Sharrit, derri i egër, thëllëza e fushës, thëllëza gurore dhe ariu janë vetëm disa nga kafshët e egra të rrezikuara të zhduken si speciet e rralla, nga gjuetia e paligjshme. Këto kafshë janë të mbrojtura me Ligj në Kosovë.

Gjuetia e kundërligjshme

1. Kushdo që gjuan kafshë të egra kur gjuetia është e ndaluar ose në territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.

2. Kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet jashtë sezonës; në grup; ose ndaj gjahut në vlerë që tejkalon dymijë (2.000) Euro ose me rëndësi sipas rregulloreve të gjuetisë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.

4. Kushdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve, gjuetia e të cilave është e ndaluar, ose gjuan lloje të posaçme pa pasur lejen e veçantë për atë lloj gjahu, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

5. Kushdo që gjuan duke përdorur metoda të asgjësimit masiv, duke përdorur automjetin ose duke përdorur dritën e fortë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

6. Kafshët e egra dhe pajisjet e gjuetisë konfiskohen.

Mos i humb

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Opoja.net

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin deri më 12 korrik për aplikim për pagesa direkte dhe grante

Opoja.net

Promovohet kultivimi i boronicës

Opoja.net

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Opoja.net

Sot në Komunën e Dragashit është mbajtur trajnimi ‘Analizat e tokave bujqësore’

Opoja.net

Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për grante në bujqësi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net