Opoja.net

Ambasadori Italian: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

Kosova
Ambasadori Italian: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur pas gjendjes së rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar.

Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.

Teksa ka folur për këtë, diplomati italian ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.

“Mbajini maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai.

Kur do të bëhen me pagesë autostradat e Kosovës?

Opoja.net

Përfundon seanca për raportimin e Hotit rreth dialogut, nuk ka kuorum për votimin e rezolutës

Opoja.net

Sërish dështon votimi i Ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit

Opoja.net

Kosova pritet t’i nderojë me medalje edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Trumpit

Opoja.net

Vulin me paralajmërim për Bosnjën rreth njohjes së Kosovës

Opoja.net

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net