Opoja.net

Anomalitë e Refraksionit

Shëndeti

Nga: Dr. Anita Syla Lokaj – Specialiste e Oftalmologjisë-QKUK

Anomlitë e refraksionit janë gabime refraktare në përthyerjen e rrezeve të drites nga ana e syrit dhe konsiderohen si shkaktari më i shpeshte i reduktumit të pamjes tek njërezit.

Numri i njërzve në gjithë boten me gabime refraktare konsiderohet prej 800 milion deri 2.3 bilion

Klasifikimi:
Një sy qe nuk ka gabime refraktare ose të përthyerjes kur shikon objektet në distancë quhet emetrop ose kuptimi i fjales emetropik nënkupton që syri është në gjendje të fokusojë rrezet paralele të dritës nga objektet në distancë në retinë pa shfrytëzimin e akomodimit. Një objekt në distancë në këtë rast konsiderohet një objekt rreth 8 metra e me tutje larg nga syri. Prandaj çdo sy që ka problem refraktare kur shikon objektet në distancë kanë ametropi ose janë ametropik. Syri në këte rast nuk mund të fokusojë rrezet paralele të dritës në retinë nga objektet në distancë ose i nevojitet akomodimi për ta mundësuar atë.

Termi “Ametropia” mund të perdoret si sinonim për anomalitë refraktare.

Llojet e ametropisë janë:
-Myopia
-Hipermetropia
-Astigmatizmi

Shpesh këto anamali ndahen edhe si gabime sferike dhe cilindrike
Anomalitë refraktare sferike  ndodhin atëhere kur fuqia optike e syrit është shumë e madhe ose shumë e vogel per fokusimin e rrezeve të drites në retinë. Njërezit me anomali refraktare kanë pamjen e turbullt.

-Myopia : Kur fuqia optike e syrit është shumë më e madhe se gjatësia e syrit paraqitet myopia ose shkurtëpamesia. Kjo mund të vie kur lakueshmeria e kornesë dhe lensit është shumë më e madhe(miopa refraktare) ose kur gjatësia e syrit është më e gjatë (myopia aksiale). Personat me miopi zakonisht objektet në distancë I shohin të turbullta përderisa ato në afërsi duken normale. Miopia korrigjohet me lente konkave ose minus.

-Hipermetropia: Kur sistemi optik është shumë i dobët për gjatësinë e syrit, paraqitet hipermetropia ose largëpamësia. Kjo mund të vie kur lakushemeria e kornesë ose lensit është më e vogel (hiperopia refraktare) ose kur gjatësia e syrit është më e vogel (hiperopia aksiale). Kjo mund të korrigjohet me lente konvekse ose plus.

-Presbiopia: Paraqitet kur dobësohet fleksibiliteti i thjerrëzes që ndodh me moshen. Njërezit përjetojnë vështiresi gjatë leximit në afërsi dhe kjo gjendje mund të korrrigjohet me syze për lexim,syze bifokale ose progresive.
Gabimet refraktare cilincdrike shkaktojne astigmatizem.

-Astigmatizmi: Shtrembërimi i imazhit ndodh si për objektet e largëta edhe për ato të afërta
Astigmatizmi, një gjendje e zakonshme, ndodh kur kurvatura e kornesë është jo simetrike. Një korne normale ka formë sferike, e ngjashme me Lenten e një aparati fotografik. Vijat horizontale apo vertikale do të përthyhen për të formuar një imazh të mirëfokusuar në retinë. Por, nëse kurvatura e kornesë është eliptike, rrezet e dritës do të fokusohen në pika të ndryshme duke krijuar një imazh të shtrembëruar në retinë. Astigmatizmi ndodh shpesh i shoqëruar nga miopia apo hipermetropia. /Familjadheshendeti.com

Mos i humb

Boronicat, efekte magjike për shëndetin

Opoja.net

Keni probleme me sinus? Këshilla se si ta parandaloni infeksionin

Opoja.net

Ushqimet më efektive për të ulur shtypjen e lartë të gjakut

Opoja.net

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net