Opoja.net

Aplikacionet më të mira të vitit 2020 vërtetojnë se çfarë viti i çuditshëm ka qenë

Aplikacionet më të mira të vitit 2020 vërtetojnë se çfarë viti i çuditshëm ka qenë

Në vitin 2019, zgjedhja e Apple për aplikacionin më të mirë të iPhone ishte një mjet kamere që mund të përdoret për fotografi me ekspozim të gjatë të aventuarave tona në natyrë.

Këtë vit? është ‘Wakeout’, një aplikacion që përmban “pushime aktive- ju bënë të mendoni se ushtrimet mund t’i bëni edhe nga shtrati dhe rutina për largim të lodhjes nga puna- pra aplikacion i përkryer për të gjithë ju që e gjitha që bëni është të ecni mes shtratit dhe tavolinës suaj.

Ndër aplikacionet më të mira në Google për vitin 2020 janë Disney dhe Loona, i cili siguron tinguj të dizajnuar për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe flini.

Pra, sikur ne të gjithë kemi qenë duke ndenjur në shtëpi dhe të stresuar gjatë gjithë vitit.

Apple dhe Google kanë lansuar listat me aplikacionet më të mira të vitit 2020 këtë javë dhe ato janë një rikujtues i rolit kyç që ka luajtur teknologjia për ta na ndihmuar të përshtatemi në atë se si të jetojmë, punojmë, festojmë dhe gjithçka tjetër nga shtëpia këtë vit.

Gjithashtu në listën e Google është edhe ‘Calmaria’, e cila ju ndihmon të qetësoheni me teknikat e duhura të frymëmarrjes.

Aplikacioni më i mirë për argëtim ishte ‘Bazaart’, një aplikacion për editimin e fotove që ju lejon të zëvendësoni prapavinë me gjëra imagjinare, si ndonjë lum apo mal.

Një pjesë e madhe i është kthyer nostalgjisë në kaosin e këti viti ‘Spongebob: Krusty Cook-off”, një lojë me një karakter klasik, i cili fitoi titullin si loja më e mirë e viti 2020 në blerjen e lojërave në Google.

Zoom u pagëzua , aplikacioni më i i mirë i vitit për iPad. Ky aplikacion pati shpërthimin e tij gjatë këtij viti ku nga një program për konferenca u përdor pothujase për secilin aktivitet online. Diseny, në anën tjetër, u emërua si aplikacioni më i mirë për Apple TV.

Apple dhe Google theksuan mënyrat se si këto aplikacione u përdorën për të bërë mirë në një vit kur shqetësimet shëndetësore, grindjet ekonomike dhe padrejtësitë rasore ishin në qendër të vëmendjes. CNN

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net