Opoja.net

Apple-Google teknologji për gjurmimin e kontakteve të koronavirusit- 23 shtete kërkojnë qasje

Teknologji
Apple-Google teknologji për gjurmimin e kontakteve të koronavirusit- 23 shtete kërkojnë qasje

Autoritetet në 23 shtete nëpër botë kanë kërkuar qasje në teknologjinë e gjurmimit të kontakteve nga Apple Inc dhe Alphabet Inc’s Google, kanë bërë të ditur kompanitë të mërkurën, ndërsa kanë lëshuar versionin fillestar të sistemit të tyre, shkruan agjencia Reuters. Teknologjia e Apple-Google i ndihmon qeveritë që luftojnë koronavirusin e ri që të publikojnë aplikacionet e tyre në ditët në vijim, të cilat, kompanitë thonë, se do të jenë në gjendje në mënyrë të sigurt të regjistrojnë përdoruesit që janë në afërsi fizike deri së paku pesë minuta. Një përdorues që infektohet më vonë me virus mund ta përdorë aplikacionin që automatikisht dhe anonimisht të informojë për kontaktet e fundit. Disa qeveri kanë duartrokitur sistemin, që do t’i ndihmojë ato të testojnë dhe izolojnë më tepër individë potencialisht të infektuar se që do të mund të bënin normalisht. Por, qeveritë tjera janë shqetësuar me rregullat e vendosura nga Apple dhe Google, që frenojnë aftësitë e tyre për të mbledhur të dhënat e përdoruesve, numrat e telefonit dhe detajet tjera. Disa nga autoritetet janë duke zhvilluar aplikacione duke përdorur teknologjitë e tyre, që Apple dhe Google kanë thënë se do të kenë probleme e po ashtu shterje të baterive të pajisjeve. The post Apple-Google teknologji për gjurmimin e kontakteve të koronavirusit- 23 shtete kërkojnë qasje appeared first on Gazeta Express.,

Loading...

Mos i humb

Gaming Van Kosova, furgoni lëvizës me lojëra të ndryshme të PlayStation (VIDEO)

Opoja.net

Astronautët nisen drejt orbitës nga toka amerikane

Opoja.net

Shumë investime në fushën e IT-së, pak efiçencë (VIDEO)

Opoja.net

SpaceX: Astronautët e NASA-s pritet të tentojnë sërish nisjen në hapësirë

Opoja.net

Fluturimi i Space X shtyhet për shkak të motit (VIDEO)

Opoja.net

Mbyllja e fabrikës së Nissanit në Barcelonë përcillet me protesta (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net