Opoja.net

Apple vazhdon të mbetet kompania më e vlefshme në botë

Teknologji
Apple vazhdon të mbetet kompania më e vlefshme në botë

Apple tejkaloi Microsoftin në vlerë tregu për të rimarrë fronin e kompanisë më të vlefshme në botë.

Prodhuesi i telefonit iPhone u vlerësua me 1.065 trilionë dollarë duke kaluar Microsoftin për 200 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.

Microsoft ka ruajtur kryesimin që prej 25 prillit kur të ardhurat thyen pritshmëritë duke bërë që vlera e kompanisë të kalonte një trilionë dollarë për herë të parë.

Krahasimi i rritjes së Google dhe Microsoft | Burimi: Interbrand

Javëve të fundit vlera e aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm ku shumë analistë kanë parashikuar shitje më të mira të iPhone 11, ndërsa nga ana tjetër, aksionet e Microsoftit ranë me 2.2 për qind.

Intebrand renditi Apple si kompaninë me brendin më të vlefshëm në botë duke vendosur Microsoft në vendin e katërt, kurse Google dhe Amazon zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Top 10 kompanitë më të vlefshme në botë | Burimi: Interbrand

Ky është viti i shtatë me radhë që marka e Apple konsiderohet më me vlerë në botë.

Në muajin gusht të 2018-së, Apple ishte kompania e parë që kaloi vlerën 1 trilionë dollarë. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Facebook ofron sistemin e pagesave ‘Facebook Pay’

Opoja.net

Facebook korrigjon gabimin që automatikisht ndez kamerën

Opoja.net

Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Opoja.net

Një mjet i vogël satelitor ju lejon të dërgoni mesazhe, pa rrjet celular apo të internetit

Opoja.net

Tani edhe zyrtarisht,Kina punon në teknologjinë 6G

Opoja.net

Adobe lansoi më në fund aplikacionin Photoshop për iPad

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net