Opoja.net

Arabi Saudite prezanton rrathë dore hi-tech për haxhinjë

Teknologji
Arabi Saudite prezanton rrathë dore hi-tech për haxhinjë

Nga ky vit, Arabia Saudite do t’i pajis me rrathë dore elektronike të identifikimit të gjithë besimtarët që do të vijnë në haxh, si pjesë e masave të sigurisë.

Në këtë pajisje do të përfshihen të dhënat personale dhe mjekësore të personit që do ta mbajë atë, për t’ia mundësuar ndihmën në raste emergjente, ka bërë të ditur agjencia shtetërore SPA.

Pajisja do të jetë e qëndrueshme ndaj ujit dhe e lidhur me GPS, ndërsa besimtarit do t’ia mundësoj njoftimin e kohëve të namazit, si dhe ndihma tjera në disa gjuhë.

Vitin e kaluar 769 persona kanë vdekur nga tollovia në Mine, siç është publikuar nga autoritetet saudite. Shumica e viktimave ishin iranianë.

Që siguria të jetë sa më e lartë mijëra kamera janë vendosur anëkend Xhamisë së Madhe në Mekë, njoftojnë mediat saudite.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net