Arbër Zeneli, lë Suedinë për Kosovën

Sport
Arbër Zeneli, lë Suedinë për Kosovën

Mesfushori i lindur në Sater të Suedisë, Arbër Zeneli, është prurja e fundit e reprezentacionit të Kosovës në futboll, shkruan Opoja.net.

Njoftimin e kanë dhënë mediat suedeze pak më parë, duke bërë të ditur se futbollisti 21 vjeç ka lënë Suedinë për të përfaqësuar Kosovën, tash e tutje.

Zeneli ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhir të Suedisë, U-17 (7 paraqitje, 1 gol), U-19 (17 paraqitje, 5 gola) dhe U-21 (11 paraqitje, 1 gol), transmeton Borozani.com.

Ai ka bërë karrierë te Elfsborg, ku në vitin 2015 ka shënuar 11 gola për 46 ndeshje në të gjitha garat, kurse tash është pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës.

Zeneli pritet të jetë shtesë e fuqishme në mesfushën ofanzive të Kosovës.

Kosova duelin e parë zyrtar kualiÖkues e zhvillon ndaj Finlandës, në Turku, më 5 shtator në ora 20e45.

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net