Ariu mbyt dy viça në fshatin Kapre – Ende sorollatet atypari (Video)

Opoja.net Opoja.net Opoja

Fundjavën që lam pas, në fshatin Kapre të Dragashit, ariu ia ka mbytë dy viça bariut, Shkodran Kryeziut. Ekipi ynë ka dalë në terren dhe nga afër ka parë mbetjet e viçave, ndërkohë që nga Shkodrani ka mësuar se ekziston rreziku potencial që ariu të sulmojë prapë bagëtitë e kësaj ane.

Ndërkaq, të hënën redaksinë tonë e ka kontaktuar sërish Shkodrani, duke raportuar se e ka parë përsëri ariun, teksa sorollatej rreth bagëtive që ai po i ruan. “Jemi tejet të shqetësuar. E pashë pardje, e pashë edhe sot, madje shumë afër bagëtive. Kështu siç jemi duarthatë, mund të na i rrëmbej bagëtitë edhe para syve dhe s’kemi ç’bëjmë. Edhe qentë që i kemi po strukën, sapo ia ndjejnë erën”, tha Shkodran Kryeziu, i shqetësuar për rrezikun që po iu kanoset. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-