Opoja.net

Armend Xhoxhaj mposht boksierin indian në Botërorin në Baku

Sport
Armend Xhoxhaj mposht boksierin indian në Botërorin në Baku

Boksieri kosovar Armend Xhoxhaj ka shënuar fitore kundër boksierit indian, Singh Amritpreet.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli, i cili ka shkruar se Xhoxhaj ka shënuar fitore bindëse ndaj indianit, transmetin Koha.net.

Xhoxhaj, që garon në kategorinë 91 kg, këtë fitore e ka shënuar në Botërorin që është duke u zhvilluar në Baku, të vlefshme për kualifikimet në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Armend Xhoxhaj bombardoi boksierin trup gjatë nga India dhe korri fitore bindëse. Xhoxhaj me një përgatitje të mirë fizike dhe me goditje të njëpasnjëshme e solli kundërshtarin shpesh në pozita të palakmueshme, dhe në fund me plot meritë u shpall fitues”, ka shkruar Demolli.

Rrugëtimin për të siguruar një biletë për Rio 2016 Xhoxhaj e vazhdon më 20 qershor.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net