Arrestohet i dyshuari për rrahjen në Brezne të Opojës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Policia ka njoftuar për arrestimin e personit  të dyshuar, për rrahjen që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Brezne të Opojës së Sharrit (ish-Dragashi), shkruan “Opoja.net”.

Incidenti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, derisa i dyshuari ishte larguar.

Në raportin e policisë,  thuhet se ai është kapur mbrëmë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth identitetit të dyshuarve dhe shkakut të konfliktit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-