Opoja.net

Arrijnë para Ministrisë fermerët me rreth 200 traktorë

Kanë arritur në Prishtinë fermerët të cilët do të protestojnë me rreth 200 traktorë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë arritur tek Ministria si shenjë proteste për formën e re të subvencioneve.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Fermerët kanë njoftuar se kjo do të jetë një protestë paqësore.

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e bujqve për protestën.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto