Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Sport
Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian, Everton Soares, nga Gremio për shumën totale prej 36 milionë funtesh (40 milionë euro).

Drejtori sportiv i Topçinjve pritet të udhëtojë në Brazil, ku do t’i përcjellë testet mjekësore, të cilave do t’u nënshtrohet lojtari.

Sipas Fox dhe 90min.com marrëveshja është që Arsenali të paguajë 25 milionë funte (28 milionë euro) përnjëherë, si edhe 11 milionë funte (12 milionë euro) të tjera në formë shtesash.

Manchester Unitedi kishte dërguar përfaqësues të skuadrës për ta përcjellë 23-vjeçarin gjatë suksesit në Copa America, mirëpo Topçinjtë kanë avancuar për nënshkrimin e tij në raport me Djajtë e Kuq.

Një tjetër brazilian, Dani Alves, është lidhur me një kalim në Emirates, ku do të transferohej me parametrat zero, mirëpo ka mbetur për t’u zgjidhur çështja e pagës së tij. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Përballje dramatike, Ponte Prizreni triumfon ndaj Rahovecit

Opoja.net

Miqësorja me Suedinë: Kosova me disa mungesa

Opoja.net

Konfirmohet miqësorja e parë e Kosovës për vitin 2020

Opoja.net

Joshua zbulon se ka pasur probleme shëndetësore para rimeçit me Ruizin

Opoja.net

Zhegrova përsëri titullar për Baselin kundër Sionit të shqiptarëve

Opoja.net

Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net