Opoja.net

ASK: Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve e duhanit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e katërt 2020, ku krahasuar me tremujorin paraprak, rritje më të madhe ka shënuar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 41.5 për qind, transmeton Gazeta Sinjali.

Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara ka shënuar rritje 34.4 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 29.2 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 28.6 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 24.7 për qind etj.

146

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Në tremujorin e katërt 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritje ka shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 54.3 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 5.5 për qind dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 4.7 për qind.

Ndërsa rënie ka shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 48.6 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 27.7 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 27.5 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 12.5 për qind, si dhe tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10 për qind. /Gazeta Sinjali/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto