Opoja.net

Atdhe Nuhiu shfrytëzon rastin si titullar, shënon në fitoren ndaj Charltonit

Sport
Atdhe Nuhiu shfrytëzon rastin si titullar, shënon në fitoren ndaj Charltonit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka gjetur golin në ndeshjen e Sheffield Wednesday në udhëtim te Charltoni.  

Sheffield Wednesday ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Charltoni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Championship.

Njëri nga lojtarët kryesor në këtë fitore të mysafirëve ishte sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Nuhiu luajti si titullar në këtë ndeshje dhe arriti ta shpërblej trajnerin e tij, i cili pati një besim të madh tek shtatlarti i Kosovës.

Sulmuesi i Dardanëve shfrytëzoi për mrekulli një harkim të mirë në minutat shtesë duke shënuar me kokë për 3-1 dhe duke vulosur rezultatin përfundimt

Ky ishte goli i dytë i Nuhiut këtë sezon në Championship, teksa ka edhe një asistim.

30-vjeçari shënoi gol edhe në ndeshjen eliminatore të Kosovës në humbjen 2-1 në udhëtim te Çekia. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Juventus dhe Inter në luftë për yllin e Romës, ky është çmimi marramëndës i lojtarit

Fari Kolloni

Punë e kryer: Kjo është marrëveshja e Rangnick te Milani

Fari Kolloni

Yllit të Liverpoolit i ndodhi më e keqja, përfundon sezoni për të

Fari Kolloni

Saelesmaekers i gëzon tifozët e Milanit

Fari Kolloni

Do ta drejtoi këtë Kombëtare, më në fund De Biasi gjen punë

Fari Kolloni

Real Madrid – Deportivo Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net