Opoja.net

Audi rikthen një model të saj

Audi rikthen një model të saj

A3-shi i ri në version plug-in hibrid i Audit do të arrijë në treg këtë vit. Prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave, është duke u përgatitur për lansimin e parë tërësisht digjital në treg të familjes së re A3 dhe njëri nga versionet do të jetë e-tron plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Audi tashmë ka ofruar versionin plug-in hibrid dhe ai ishte A3 Sportback e-tron i cili është shfaqur në vitin 2014 dhe është tërhequr në vitin 2018. Me gjeneratën e re të A3 Sportback (hatchback) dhe A3 Sedanit, po kthehet edhe versioni plug-in hibrid. Versioni i mëparshëm hibrid i A3-shit kishte baterinë prej 8.8 kWh e cila i mundësonte që vetëm me motorin elektrik të kalojë 26 kilometra. Në Evropë, Audi tashmë ka filluar të pranojë porositë për A3-shin e ri dhe në sallonet pritet të arrijë gjatë kësaj vere. Po ashtu, edhe versioni plug-in hibrid do të arrijë këtë vit. The post Audi rikthen një model të saj appeared first on Gazeta Express.,

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net