Opoja.net

Austria e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në një takim delegacionin nga Qeveria e Land Steiemark të Austrisë, të kryesuar nga Martin Schaller, si dhe Konsulli i Nderit Manfred Brandner, me të cilët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.

Ministri Peci, ka prezantuar para tyre zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe i ka njoftuar ata se Qeveria e Kosovës gjatë këtij mandati e ka vënë në prioritet zhvillimin e këtij sektori, si një potencial për zhvillim ekonomik.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Krahas kësaj, Ministri Peci e ka njoftuar delegacionin me potencialet që ka Kosova në sektorin e bujqësisë, që sipas tij është ndër fushat më të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, me potencial të madh, që mund të tërheq edhe investime nga jashtë. Duke pasur parasysh këtë, ai ka shprehur gatishmërinë që të fillojnë bashkëpunimin në zhvillim të sektorit, përmes projekteve konkrete.

Në anën tjetër, Martin Schaller, kryesues i delegacionit nga Land Steiemark, ka treguar se në programin e tyre “Agjenda e Bardhë – e Gjelbër”, e kanë vënë në fokus Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij gjithashtu shkon në përputhje me politikat e jashtme të Qeverisë Federale të Austrisë dhe Komisionit Evropian. Në kuadër të fokusit, ai ka treguar se e kanë edhe sektorin e bujqësisë dhe në këtë aspekt janë pajtuar me Ministrin Faton Peci që të shohin mundësitë për përkrahjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë,

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto