Opoja.net

Automjetet me targa të letrës

Kosova
Automjetet me targa të letrës

Ka më shumë se një muaj prej kur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka tabela për automjete, si pasojë e dështimit të vazhdueshëm të tenderit për prodhim të targave. E në mungesë të tyre tash Ministria po jep vetëm targa provuese, për të cilat qytetarët duhet të paguajnë 15 euro.

Rreth 2477 automjete, deri më tani janë pajisur me targa provuese (të përkohshme), pasi që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po ka probleme të vazhdueshme me tenderin për prodhimin e tabelave të automjeteve.

Duke mos parë zgjidhje të shpejtë, në prill të këtij viti MPB-ja përmes procedurës së negociuar kishte zgjedhur konsorciumin “G3 Inxhiniering&Rade Konçar” si fitues të tenderit emergjent për furnizim me 18 mijë tabela.

Shaban Hoti nga kompania “G3 Inxhiniering&Rade Konçar” ka thënë për gazetën “Zëri” se tenderi furnizues emergjent me targa ka qenë i kufizuar me afat 30 ditë.

Por, pas shpenzimit të sasisë, tash Ministria ka filluar të japë vetëm targa provuese.

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net