Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Kosova

Hyri përgjithmonë në historinë e Kosovës duke shkruar 1254 fjalë të Deklaratës së Pavarësisë.

Në ditën e 16 shkurtit të vitit 2008, profesori dhe studiuesi i artit, Shyqri Nimani e kishte kuptuar se ishte përzgjedhur të jetë kaligrafisti i monumentit historik të shtetit.

Nën presionin e 16 orëve sa kishte në dispozicion, ai shkroi Deklaratën në pergamenë që ia kishin sjell dhuratë nga Muzeu i Londrës.

E kaligrafuar nga Nimani, Deklarata e cila e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, u lexua nga deputetët e Kuvendit më 17 shkurt në ora 15:49, në një seancë solemne.

Shkruesi i Deklaratës në një intervistë për “Front Online”, edhe sot me krenari rrëfen momentet që e përcollën gjatë kohës sa ai me plotë emocione e ka shkruar atë.

“Vetë ngjarja është historike e cila ndodhë një herë në jetën e njerëzve. Ne për 90 vite vuajtëm nën sundimin serb-jugosllav, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Prandaj, edhe për mua që e kisha pritur këtë moment sikurse që e kanë pritur me mijëra shqiptarë në 100 vjet e fundit, ishte një ndjenjë e cila ma mbushte shpirtin me kënaqësi, sidomos kur mendoja që mua më ra fati që unë të jem ai që do ta shkruaja”, tregon me plotë emocione ai.

Nimani tregon se si i kishte mbetur pengë afati i shkurtër kohorë, që ia pamundësuan atij ta ilustronte Deklaratën më në detaje.

“Gjithmonë më ka mbet në zemër, që pse unë nuk pata kohë që ta kisha ilustruar me iniciale, me pergamente, e me miniatura me cfare zakonisht shkruhet deklarata. Unë kam pasur një kohë shumë të kufizuar. Unë paraprakisht ju kam pas thënë që për një faqe A/4 nevojiten 7 ditë. Sepse unë e kam pasur konceptin, ta ilustroj me iniciale, mandej me flora me faunë me miniatura. Por gjithë kjo ra në ujë. Sepse kur i pash unë që ishin tri faqe, me të vërtetë kam qenë i shokuar. Thash si është e mundur tash me kryer krejt këtë punë për vetëm 16 orë”, ka thënë ai.

Shkruesi i Deklaratës ka treguar se gjatë kohës sa po e kryente punën e tij, në hapësirat e objektit të Qeverisë shkonte ta shikonte edhe kryeministri atë kohë, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë.

“Kur kam filluar ta punojë unë deklaratën, deri ka ora 12:00 e natës, vinte kohë pas kohe, çdo 1 orë, ish-kryeministri Hashim Thaçi. Vinte, dhe e shikonte, e shikonte deklaratën. Pata arritur vetëm 1/4 me përfunduar deri në atë kohë, ai vinte me bashkëpunëtorët e tij, ishte Vlora Çitaku, dhe disa të tjerë. Tregonte interesim shumë të madh. Ata nuk e kanë ditur që do të punohet me dorë, është menduar në fillim që të bëhet me kompjuter. Dhe kish qenë një gjë shumë e keqe. Mirëpo, për fat të mirë, Arbër Hadri, atë kohë ishte drejtor i Muzeut të Kosovës, e kishte sjell pergamenë si një dhuratë nga Muzeu i Londrës. Mua një herë mu deshën nja 2 orë me komponuar dhe me kaligrafuar krejt tekstin”, ka treguar Nimani për “Front Online”.

Pergamena, materiali ku është shkruar Deklarata e Pavarësisë, profesori thotë se me mijëra vite do t’i mbijetojë kohës.

“Ne kemi pasur fatin që ta punojnë në pergamenë e jo në letër. Dy pjesë të kësaj i kemi marrë si dhuratë prej Muzeut të Londrës. Të punosh në pergamenë, është e bukur, se ka jetën e gjatë. Mirëpo, duhet të ruhet mirë, që të mund të zgjatë me mijëra vjet.  Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe. Si kurorë e të gjithave është kjo dëshmia e pergamenës, e cila sot ruhet në thesarin e Kosovës. Është e regjistruar si dokumenti numër një më i vlefshëm. Prandaj, kjo na bënë të gjithëve neve të lumtur, sepse ardhja e pavarësisë ka ndodhur në momentin e fundit. Siç thotë proverbi latin “Fundi e stolisë veprën”. Unë mendoj që kjo ka ardhur në një moment i cili ka qenë imperativ i kohës”, ka thënë Nimani.

Shkruesi i Deklaratës nuk u pagua kurrë për punën që e bëri.

Ai madje thekson se derisa ishte duke e shkruar Deklaratën, i ishte afruar shefi i kabinetit të kryeministrit, Abedin Qupeva, t’i thoshte që bashkautor të ishte edhe Qeveria e Kosovës.

Kësisojë, në mungesë të kohës, Nimani thotë se nuk kishin arritur që ta nënshkruajnë kontratën e autorësisë dhe pagesës të cilën nuk e mori kurrë.

“Atë natë ka qenë i pranishëm edhe shefi i protokollit të Qeverisë, Abedin Qupeva, tashmë i ndjeri, një djalosh i jashtëzakonshëm. Më tha. sot është vonë por profesor por a mundemi që në kontratën që do ta bëjmë, që veç jush, autor të jetë edhe Qeveria. I thash që unë tani jam duke menduar si ta përfundojë krejt këtë punë. Mandej, unë më kurrë nuk kam biseduar për këtë çështje. Askush nuk ka ardhur, nga qeveritarët e më vonshëm, me siguri për arsye ata kanë menduar se kjo punë është kryer. Pasi që në 2008 janë dhënë 600 mijë euro për përgatitjet e solemnitetit të ceremonisë. Unë besoj se të gjitha janë paguar për punën që kanë bërë përveç meje”, u shpreh Nimani.

Ai e ka cilësuar si pronë të tij, Deklaratën e Pavarësisë, derisa Qeveria ta kryej obligimin e saj.

“Mirëpo, unë sot them se unë jam autor, dhe ajo është pasuri e imja, derisa Qeveria nuk e paguan atë, ajo është pronë e imja. Për arsye se është dituria ime, mjetet e mija, veglat e mija, mundim im titanik, vetëm pergamena është e Anglisë. Ata vetëm më kanë thirr ta punojë në hapësirat e Qeverisë, edhe pse unë kam dashur që ta punojë në studion time se kishte qenë shumë më mirë. Unë mendoj që kjo mund të zgjidhet, nuk është kurrfarë problemi”, ka theksuar kaligrafuesi i Deklaratës.

Deklarata e Pavarësisë para dy vjetve mori statusin e monumentit duke u futur në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Ajo tanimë ruhet në kabinetin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës. /Front Online/

Loading...

Mos i humb

Komuna e Prishtinës sot përuron tunelin dezinfektues në QKMF

Opoja.net

Thaçi: Kushtetuta jonë është dokumenti i mbrojtjes së integritetit të qytetarëve

Opoja.net

Ramadani këshillë kosovarëve: Mos e luani rolin e epidemiologut, lërjani këtë punë atij që i ka 32 vjet shkollë

Opoja.net

Me vargjet e Agim Ramadanit, Haradinaj kujton Epopenë e Koshares

Opoja.net

66 raste me koronavirus në Malishevë, 25 në Prishtinë

Opoja.net

14 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 224

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net