Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Sport

Albion Avdijaj është larguar zyrtarisht nga skuadra hungareze Debreceni.

Sulmuesi nga Kosova ishte i huazuar tek gjiganti hungarez për një sezon me mundësi blerje.

Por klubi hungarez nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.

Avdijaj është aktivizuar në 24 ndeshje me fanellën e Debrecenit ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime.

25-vjeçari kësisoj është rikthyer tek skuadra e madhe zvicerane Grasshoppers.

Gjakovari ka kontratë me klubin bardhekaltër deri në vitin 2021, ndërsa nuk dihet nëse do të vazhdoj të mbetet aty apo do të kërkojë një ekip të ri.

Kujtojmë që gjiganti zviceran Grasshopper këtë edicion ka rënë nga elita e futbollit zviceran në Challange League. /Telegrafi/

Mos i humb

Pesë gjërat kryesore nga rikthimi i Ligës së Kampionëve

Opoja.net

“Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata asnjë” – Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos

Opoja.net

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Opoja.net

Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Opoja.net

“Gazzetta dello Sport” e përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net