Opoja.net

AVONET: Masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nuk ka treguar asnjë efekt!

Kosova
AVONET: Masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nuk ka treguar asnjë efekt!

AVONET shprehen shqetësimin e thellë në vendosjen e masës së kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në disa nga komunat dhe thone se është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr çdo veprim tjetër, por jo kufizimin e drejtave të lëvizjes së qytetarëve që është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe e siguruar me Konventat Ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës, nuk ka asnjë informacion se në cilën periudhë kohore ka frekuentim të qytetarëve dhe që është njëkohësisht mundësi e përhapjes së infeksionit, kur dihet se burimi i infeksionit me virusin Covid-19 janë vet institucionet e Republikës së Kosovës, andaj cili është masa e veprimit ndaj tyre?”, thuhet në njoftim.

“Kur dihet që para disa muaj disa nga komunat e Republikës së Kosovës kanë pasur lëvizje të kufizuar dhe kjo masë nuk ka treguar asnjë efekt në parandalim të infeksionit”.

AVONET, ka reaguar ndaj kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe konsideron se kjo masë duhet të jetë veprimi i fundit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

“Me këtë masë vetëm qytetarët pësojnë dhe bizneset duke rrezikuar në rritjen e papunësisë dhe mbylljen e shumë ndërmarrjeve ku sërish i mohohet e drejta e tyre dhe rritet mundësia e ndëshkimeve arbitrare nga institucionet dhe kjo masë veç çka rrit panikun dhe stresin tek ky komunitet”.

AVONET mbështet çdo iniciative që është zë demokratik në avokimin e drejtës së qytetarëve duke kërkuar që kjo masë të mos aplikohet, sepse është shkelje e drejtave të njeriut, poashtu fton kryetarët e komunave në komunat e të cilëve do të zbatohen këto masa, të ngrisin zërin kritik ndaj kësaj mase jo efektive.

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net