Opoja.net

Bajrami: Në vitin 2021 pritet të ketë rritje ekonomike prej 5.2 përqind

Kosova
Bajrami: Në vitin 2021 pritet të ketë rritje ekonomike prej 5.2 përqind

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka prezantuar në Qeveri Projektbuxhetin për vitin 2021 i cili pritet të votohet sot.

Ministrja e Financave pohoi se buxheti i përgatitur është gjithëpërfshirë.

“Kemi përgatit një buxhet gjithëpërfshirës, jemi duke u përballur me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Situata pandemike ka imponuar që të marrim masa agresive, ashtu që këtë sfidë ta kalojmë me sukses. Ky dokument reflekton synimet kyçe të Qeverisë, që janë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike. Për secilën kategori do të ketë mjete të mjaftueshme. 6.7 përqind pritet të tkurret ekonomia këtë vit si pasojë e pandemisë. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti”, tha ajo.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020

The post Bajrami: Në vitin 2021 pritet të ketë rritje ekonomike prej 5.2 përqind appeared first on FaktePlus.

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net