Opoja.net

Bale përballë Ronaldos në gjysmëfinale

Sport
Bale përballë Ronaldos në gjysmëfinale

Uellsi ka tronditur Belgjikën, duke mposhtur “Djajtë e Kuq” të Evropës me rezultat 3 me 1, për të kaluar në gjysmëfinale të Euro 2016, ku po e pret Portugalia.

Lideri i Uellsit, Gareth Bale do të jetë përball bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo në fazën e parafundit të Kampionatit Evropian.

Radja Nainggolan heshti britanikët me një eurogol në minutën e 13, por kapiteni i Uellsit, Ashley Williams riktheu ekipin në lojë në minutën e 31-të.

Kur po zhvillohej minuta e 55-të sulmuesi Robson-Kanu mashtroi tërë mbrojtjen belge me një lëvizje, për të mposhtur me lehtësi portierin Courtois.

Belgët pas pësimit të golit filluan të kërkonin më shumë, por një kundërsulm në minutën e 86-të i dha goditjen përfundimtare Belgjikës. Gunter harkoi nga ana e djathtë për të gjetur të lirë Vokesin që mposhti për herë të tretë Courtoisin me një goditje me kokë.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net