Opoja.net

Ballkani i Munishit fiton me shumë lehtësi kundër Llapin të Batatinës

Sport
Ballkani i Munishit fiton me shumë lehtësi kundër Llapin të Batatinës

Ballkani e ka mposhtur bindshëm 4:2 Llapin të dielën në Suharekë, duke ia shkaktuar humbjen e tetë në këtë fillim sezon në Superligë.

Skuadra e Ismet Munishit e kreu punën në një pjesë të parë të furishme, kur i shënoi të gjitha katër golat në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Nazmi Gripshi e hapi serinë e golave pas një çereku lojë, para se Ermal Krasniqi ta dyfishonte epërsinë në minutën e 24-të.

Gripshi e shënoi golin e dytë personal dhe të tretë për klubin nga Suhareka pesë minuta parafundit, kur u shërbye për mrekulli nga Blendi Baftiu.

Mirlind Daku e shënoi golin e katërt të Ballkanit në minutën e 45-të, i cili ishte i 18-ti i tij personal në 12 ndeshje këtë sezon.

Elvis Prençi e shënoi golin e parë për vizitorët në fillim të pjesës së dytë, kur realizoi me kokë pas një ndërprerjeje, ndërsa Ahmet Januzi shënoi dhjetë minuta parafundit për ta zvogëluar edhe më shumë epërsinë e vendasve, në një tjetër paraqitje të dobët të skuadrës së Tahir Batatinës.

Sikur mos të ishte për pritjet e shpeshta dhe të mrekullueshme të portierit Hoffman, epërsia e Ballkanit do të ishte shumë më e thellë.

Ballkani vijon të jetë lider i Superligës me 29 pikë, tri më shumë se Drita, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

lapi ngel në pozitën e parafundit me tetë pikë, katër më pak se zona e shpëtimit nga rënia në Ligën e Parë dhe vetëm dy më shumë se vendi i fundit, Besa.

The post Ballkani i Munishit fiton me shumë lehtësi kundër Llapin të Batatinës appeared first on FaktePlus.

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net