Opoja.net

Banori nga Breznja për kryetarin Shabani: I shkova në zyrë, më qiti jashtë

Kosova Opoja
Banori nga Breznja për kryetarin Shabani: I shkova në zyrë, më qiti jashtë

Javën që shkoi në emisionin “Jeta në Kosovë” të gazetares Jeta Xharra ishte i ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani. Në kronikën e përgatitur nga gazetarët e këtij emisioni nëpër disa fshatra të Dragashit, shumë qytetarë të kësaj ane adresuan kritika të shumta në drejtim të kryetarit Shabani.

Një qytetar nga fshati Brezne u ankua për mosinteresim të pushtetit komunal karshi nevojave elementare jetësore për banorët e këtij fshati. “Kryetari nuk do me nije a jemi na të Opojës ktu, apo jemi të Shqipnisë”, u shpreh banori nga Breznja. Madje ai thotë se kur kishte shkuar në zyrën e kryetarit Shabani në Dragash, ky i fundit nuk e kishte pritur mirë, madje e kishte përzënë nga zyra./Opoja.net

Ujku filmohet shumë pranë fshatrave të Opojës

Opoja.net

Drejtoria e Arsimit në Dragash zgjat edhe për pesë ditë konkursin për bursa

Fari Kolloni

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net