Opoja.net

Barça fton Chapecoensen për një miqësore

Sport
Barça fton Chapecoensen për një miqësore

Barcelona ka ftuar Chapecoensen që të luajë një miqësore në gushtin e vitit 2017.

19 lojtarët kryesorë të klubit brazilian vdiqën pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi, derisa po udhëtonin për finalen e Copa Sudameriana ndaj Atletico Nacionalit.

Përveç futbollistëve, vdiqën edhe menaxheri Caio Junior, stafi i trajnerëve, gazetarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

“Barcelona dëshiron të bëjë homazh ndaj 71 personave që vdiqën në aksident, kështu që jemi duke punuar në realizimin e edicionit 2017 të Joan Gamper Trophy si homazh ndaj tyre”, thuhej në njoftimin e klubit spanjoll.

“Me këtë ftesë të Cahepcoenses, Barcelona dëshiron të bashkëpunojë me klubin për t’i ndihmuar rimëkëmbjen deri në nivelin që kishte”.

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj

Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net