Opoja.net

Barça në përcjellje të Taulant Xhakës

Sport
Barça në përcjellje të Taulant Xhakës

Skuadra e Barcelonës po përgatit një lëvizje befasuese, pasi trajneri Luis Enrique ka shprehur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, shkruan uebfaqja “Sportskeeda”.

Enrique e sheh Xhakën si përforcim ideal për të zgjidhur problemin e Barcelonës në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi futbollisti shqiptar te Baseli shpesh luan në këtë pozitë, transmeton Koha Ditore.

Tentimin për Xhakën skuadra spanjolle do ta bëjë gjatë miniafatit kalimtar të dimrit, pasi nga ekipi pritet të largohet Aleix Vidal dhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë do të mbetet vetëm Sergi Roberto.

Xhaka 25-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Baselit deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 16 ndeshje me Shqipërinë.

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net