Opoja.net

“Barcelona me gjeniun Messi, favorit për Ligën e Kampionëve”

Sport
“Barcelona me gjeniun Messi, favorit për Ligën e Kampionëve”

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i kaloi 15 vjet duke i shfaqur cilësitë e pabesueshme që i zotëron, ama prapëseprapë ai gjen mënyra të reja për t’i habitur njerëzit.

Paraqitja e tij në stadiumin Benito Villamarin kundër Real Betisit të dielën mbrëma ishte e jashtëzakonshme dhe pasi e kompletoi het-trikun me një parabolë mbi Pau Lopez nga cepi i zonës së rreptësisë, argjentinasi mori duartrokitje nga i tërë stadiumi, shkruan Gazeta Express.

Nuk tingëllon më si diçka e veçantë të thuash se Messi e shënoi një het-trik, pasi ai i ka regjistruar 51 sosh në karrierën e tij profesionale.

Pjesë e asaj që e bëri het-trikun e tij të veçantë kundër Betisit, megjithatë, ishte mënyra sesi ai e shënoi secilin gol ndryshe: gjë që tregon për aftësitë e shumta që kapiteni i Barcelonës i posedon.

37 ndeshje, 39 gola dhe 21 asiste – këto statistika të frikshme të 10-shit magjik të Barcelonës kanë shtyrë trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, të besojë se “Barça është favoriti numër një për të rrëmbyer trofeun e Champions League”.

“Nëse ka një favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, është Barcelona”, tha trajneri i Spursave.

“Ata kanë skuadër me lojtarë të niveleve të larta, si Messi, i cili është gjeni dhe më i miri në botë”.

“Barcelona ka lojtarë të shkëlqyer, të jashtëzakonshëm dhe gjeniun, Messi, një tjetër edhe më ndryshe, i mrekullueshëm dhe unik”.

“Leo bën gjëra që askush nuk e pret, por ajo që vazhdon të më surprizojë më shumë, është vazhdimësia. Ai e ka bërë këtë për një kohë të gjatë, ço tri apo katër ditë në 11 ose 12 vitet e fundit”.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona do të ketë punë me Manchester Unitedin, kurse Tottenhami i Pochettinos me Manchester Cityn. /Gaztea Express

Loading...

Mos i humb

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj

Edhe Brescia heq dorë nga Balotelli?

Kushtrim Guraj

Crespo shpreson që Lautaro të qëndrojë te Interi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net