Opoja.net

Baseli ia ka vënë syrin dyshes kosovare

Sport
Baseli ia ka vënë syrin dyshes kosovare

Skuadra e Baselit vihet pas dyshes kosovare.

Baseli është para një dileme të madhe për edicionin e ri, pasi ende nuk ka vendosur as për trajnerin e ri.

Nga trajneri i ri, do të varen edhe transferimet e reja, derisa kontrata nuk do t’i vazhdohet Marcel Kollerit.

Sipas asaj që raporton Blick, Markus Weinzierl dhe Sandri Schwarz, që kanë dëshmuar vetën në Bundesliga, mund të marrin drejtimin e skuadrës së Baselit.

Skuadra zvicerane ka nevojë për disa lojtarë, mirëpo primare do të jetë transferimi i Edon Zhegrovës nga Genk dhe Andi Zeqiri prej Lausannes.

Zhegrova ka qenë në huazim te Baseli për një edicion, aty ku ka arritur që të gjejë vetën mjaftë mirë.

Në anën tjetër, Zeqiri ka shpërthyer te Lausanne dhe Baseli është duke bërë çmos që t’i marrë shërbimet e tij sa më shpejtë.

Dy lojtarët shqiptarë pritet të bëhen nga më të rëndësishmit në kampionatin e Zvicrës, pasi loja e tyre tashmë vlerësohet lartë.

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi e quan historik kualifikimin e Dritës

Fari Kolloni

Drita mposht Sileksin, bën historinë në Europa Ligë

Fari Kolloni

Presidenti i Barcelonës numëron tashmë 20 mijë e 731 nënshkrime kundër tij

Fari Kolloni

FIFA e zbulon renditjen, kjo është pozita e re e Kosovës

Fari Kolloni

Formacioni ‘bombastik’ i Mourinhos me Balen

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net