Opoja.net

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës përmes Serbisë, krijohen kolona të gjata në kufi

Kosova

Në kohën kur shumë bashkatdhetarë kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvit, ka filluar edhe krijimi i kolonave dhe pritjeve në kufi.

Bashkatdhetarët të cilët po vijnë nga vendet perëndimore po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, nga kufijtë e Serbisë.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline shihet kolonë e gjatë e krijuar në territorin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë.

Ndryshe duke cekur se pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, nëpër rrjetet sociale pati qarkulluar një hartë me anë të së cilës është kërkuar që mërgimtarët të mos kalojnë nëpër rrugët e Serbisë.

Harta në fjalë jepte si alternativë përdorimin e rrugëve të Shqipërisë për të ardhur në Kosovë, duke bojkotuar hyrjet nëpër Serbi./Indeksonline/

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net