Opoja.net

Bashkësia Islame e Kosovës tregon krejt çfarë ka ndodhur me mishin e asgjësuar nga AUVK

Kosova

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate, ka reaguar rreth raportimeve se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 21 tonelata mish, lloji i gjedhit në një depo të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë drejtim, përmes një komunikate thuhet se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më datë 21 gusht 2019, ka kërkuar nga AUVK-u, që të jap mendimin profesional për sigurinë e një sasie të mishit të kurbaneve që ndodhej në depon e cila është marrë me qira.

Po sipas komunikatës, përcjell Telegrafi, AUVK është kontaktuar pas dyshimit që kanë ngritur aktivistët dhe një pjesë e përfituesve të mishit të kurbanit.

“Me të marrë këtë shqetësim, Kryesia e BIK-ut, fillimisht ka ndërprerë shpërndarjen, e më vonë ka bërë edhe tërheqjen e mishit që ishte shpërndarë. Inspektorët e AUVK pasi që kanë dalë në vendngjarje, kanë konstatuar se mishi që gjendej në depo nuk është i sigurt për konsumim dhe se i njëjti duhej të asgjësohej, gjë që edhe ka ndodhur, pra është asgjësuar në të njëjtën ditë nën mbikëqyrjen e AUVK, duke respektuar të gjitha procedurat që i parashohin ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Kryesia e BIK-ut, njofton opinionin e gjerë se sivjet ka therur kurban 1391 krerë lopë – aksioni për therjen e kurbaneve është bërë në dy thertore, një në Hungari, ku janë therur 1150 krerë lopë dhe një në Istog, ku janë therur 241 krerë lopë, duke shtuar se mishi i asgjësuar i përket një sasie të mishit të therur në Istog, që sipas inspektorëve të AUVK është prishur, pasi që nuk është ngrirë në përmasat e duhura.

“Kryesia e BIK-ut, njofton opinionin se sasia tjetër e mishit është e sigurt dhe pritet që shpejt të arrijë në Kosovë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do t’u shpërndahet kategorive sociale. Kryesia e BIK-ut, sqaron për besimtarët që kanë porositur kurban në BIK, se amaneti i tyre në bazë të parimeve islame është kryer, ndërsa Kryesia do të hetojë rrethanat në të cilat është prishur mishi dhe në bazë të të gjeturave do të marrë masat e duhura që në të ardhmen mos të na përsëriten gjëra të tilla. Në fund, falënderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin institucionin e AUVK-ut, mjetet e informimit, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në sqarimin e opinionit publik”, përfundohet në komunikatën e BIK-ut. /Telegrafi/

Mos i humb

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj

Diplomojnë 416 kadetë të rinj në polici

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net