Opoja.net

Bashkimi Evropian mirëpret vendimin për heqjen e homologimit për veturat e reja

Kosova
Bashkimi Evropian mirëpret vendimin për heqjen e homologimit për veturat e reja

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të Facebook, BE ka shkruar se kjo po shihet si hap i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që kjo qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE, përfshirë automjetet e dorës së dytë.

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë ✖ homologimin për automjete të reja të importuara 🚙🚗 të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, shkruhet në reagimin e BE-së.

Ndryshe tre muaj më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për dhe dy abstenim ka votuar rezolutën për heqjen e monopolit të homologimit.

Po ashtu u kërkua që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ.

Në Kuvend të Kosovës për këtë çështje ishte dorëzuar edhe një peticion i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Opoja.net

Një vit nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Opoja.net

Rreth 100 mijë banorë në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Opoja.net

Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Opoja.net

Në mëngjes ftohtë, pasdite priten reshje shiu

Opoja.net

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net