Opoja.net

Bashkimi merr përsëri kreun e Superligës

Sport
Bashkimi merr përsëri kreun e Superligës

Bashkimi pa telashe të shumta ka shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinës sonte në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.

Ekipi prizrenas pas çerekut të parë të matur, ka shpërthyer në çerek të dytë të ndeshjes për të krijuar avantazh të madh ndaj ekipit të ri në moshë prishtinas, 63-34.

Më pas, në pjesë të dytë portokallezinjtë kanë mbajtur epërsinë, derisa trajneri i ekipit Dragan Radovic i ka dhënë hapësirë pak më shumë të rinjve derisa ndeshja përfundoi me rezultat, 98-61.

Kejuan Johnson ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 18 pikëve dhe 14 asistimeve, ndërsa i kanë munguar dy kërcime për tu bërë njeriu i parë në Superligë këtë stinor me triple-double. Mikaile Tmusic ka shënuar 16 pikë të tjera në këtë fitore, ku nga 15 kanë shënuar Imer Tahiri dhe Eric Palm, ndërsa Kayel Locke ka kontribuuar me 14 e Edmond Kryeziu me 12 të tjera. Te Kerasani, Genc Gashi ka qenë më efikasi me 11, ndërsa përveç tij vetëm edhe Fisnik Pula ka shënuar pikë dyshifrore, 10.

Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi merr kreun e Superligës me bilanc 7-1, ndërsa Kerasani mbetetet të kërkojë fitoren diku tjetër këtë stinor.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net