Opoja.net

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Sport
Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Reload Superkupës, duke mundur rivalin e qytetit, Ponte Prizrenin me rezultat 82:87 (18:23, 18:22, 21:20, 25:22).

Derbi i qytetit të Prizrenit ishte mjaft interesant dhe kjo u pa nga fillimi i ndeshjes, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin në fushë për të fituar.

Nga fillimi u zhvillua lojë interesante, por në çerekun e parë, Bashkimi ishte skuadër më e mirë, duke fituar 18:23.

Në periudhën e dytë, Bashkimi kishte epërsi deri në dhjetë 10 pikë, 22:32 dhe përkundër tentimeve nga Ponte Prizreni, arriti që pjesën e parë ta përfundojë me epërsi prej 36:45, derisa çerekun e dytë e fitoi 18:22.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, me Ponten që kërkonte të rikthente rezultatin, kurse kjo pjesë përfundoi 21:20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:65.

Ponte hyri në një seri prej 15:2 në fillim të 10 minutave të fundit, duke kaluar në epërsi 72:67.

Në vazhdim u zhvillua lojë shumë interesante dhe Bashkimi arriti sërish të kalojë në epërsi 76:78, dy minuta para fundit. Bashkimi ruajti epërsi deri në fund, duke triumfuar me rezultat 82:87.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 23 pikë e gjashtë kërcime, Arti Hajdari me 16 pikë, Josh Martin me 11 pikë e 19 kërcime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Nikola Vukçeviq me 24 pikë e pesë kërcime, Shaq Carter me 19 pikë e tetë kërcime, Sean Hoehn me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Musab Mala me 15 pikë e pesë kërcime.

Bashkimi në finale do të përballet me Sigal Prishtinën, sfidë që do të zhvillohet të dielën në Pejë nga ora 17:00.

Maldini e pranon intersin e Milan për Thauvin

Kushtrim Guraj

Shtyhet shorti i 1/16 së finales së Kupës

Kushtrim Guraj

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net