Opoja.net

Bashkimi triumfon në Superkupë

Sport
Bashkimi triumfon në Superkupë

Bashkimi ka fituar Reload Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, duke mundur në finale Kosovahome Prishtinën me rezultat 75:72 (30:22, 19:10, 14:16, 12:24).

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku dy skuadrat luftuan për çdo top, megjithatë, më mirë ndeshjen e nisi Bashkimi, duke fituar çerekun e parë me rezultat 30:22. Në periudhën e dytë vashat prizrenase ishin edhe më bindëse, duke pasur epërsi deri në 20 pikë, kurse periudhën e dytë e fituan 19:10, duke shkuar në pushim me rezultat 49:32.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Periudha e tretë ishte më e barabaratë me skuadrën prishtinase që u mundua të shkrijë epërsinë, megjithatë, skuadra prizrenase arriti të ruajë epërsinë e lartë, edhe pse ky çerek i takoi Prishtinës 14:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 63:48. Prishtina nuk u dorëzua dhe në çerekun e fundit hyri me një seri prej 7:0, derisa më pas e ngushtoi epërsinë në 69:64, e më pas edhe në 71:67, derisa dramë u zhvillua deri në fund, kur prishtinaset afruan rezultatin në 73:70, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 75:72.

Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 21 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Lejzae Davidson me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te skuadra prishtinase më të dalluarat ishin Enxhi Xhanaj me 24 pikë e 12 kërcime dhe Era Shatri me 15 pikë e 20 kërcime.

Kupën kapitenes së Bashkimit, Gresa Gashi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

The post Bashkimi triumfon në Superkupë appeared first on FaktePlus.

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net