Opoja.net

Basketbolli rikthehet me Superkupën e Kosovës

Sport
Basketbolli rikthehet me Superkupën e Kosovës

Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion.

Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci – Trepça dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.

Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni dhe Peja – Bashkimi.

Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë.

Peja është qyteti mikpritës i finaleve.

Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi – Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara ta respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Orari

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B

Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D

Finalja Femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina

Finalja Meshkujt ora 17:00

The post Basketbolli rikthehet me Superkupën e Kosovës appeared first on FaktePlus.

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net