Opoja.net

Bayern Munich heq dorë nga Alaba përfundimisht

Sport
Bayern Munich heq dorë nga Alaba përfundimisht

Bayern Munich ka hequr dorë nga David Alaba përfundimisht, pasi dështoi të arrinte marrëveshje me përfaqësuesin austriak.

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, ka thënë se klubi e kishte caktuar 31 tetorin si afatin e fundit për arritjen e ujdisë dhe tani ka vendosur t’u japë fund bisedimeve pasi menaxheri i Alabas e kishe vlerësuar si të pamjaftueshëm ofertën e fundit.

Marrëveshja e mbrojtësit të majtë me kampionin gjerman mbaron në fund të këtij sezoni dhe, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, atëherë Alaba do të jetë i lirë të bisedojë me klube të tjera nga janari.

Disa klube kanë treguar interesim për të, veçanërisht kampioni i Serie A, Juventus.

“Ne ia ofruam atij një ofertë shumë të mirë, shumë të drejtë dhe garuese, posaçërisht për këtë kohë”, tha Hainer.

“Ne i thamë menaxherit të David në takimin e fundit se duam qartësi dhe përgjigje deri në fund të tetorit. Por ne nuk morën asnjë përgjigje”, shtoi ai.

“Tani kemi vendosur ta tërheqim ofertën plotësisht. Kjo nënkupton se nuk ka më ofertë për të”, theksoi ai.

The post Bayern Munich heq dorë nga Alaba përfundimisht appeared first on FaktePlus.

Milani ka krijuar ekip fitues, s’di të ndalet edhe pa Ibrahimovicin

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net