Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Sport
Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Kampionët e Evropës prezantohen për mrekulli në Gjermani, e nisin sezonin me fitore 8:0 ndaj Schalke.

Bayern Munich kanë shënuar fitore spektakolare kundër Schalke 04.

Kampionët e Evropës dhe ata të Gjermanisë kanë arritur që të shënojnë tetë gola qysh në ndeshjen hapëse të sezonit.

Fitorja 8:0 i jep tri pikët e para bavarezëve, të cilët hesapet për fituesin mbyllën qysh në pjesën e parë, duke shënuar tri gola.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Serge Gnabry, i cili realizoi het trik me golat në minutat 4’, 47’ dhe 59’.

Në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Leon Goretzka (19’), Thomas Muller (70’) dhe Leroy Sane (71’). Vlen të përmendet në veçanti goli i Jamal Musiala, i cili regjistroi golin e parë të tij në Bundesliga.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte debutuese për Leroy Sane me fanellën e Bayern, dhe debutimi bëhet edhe më i mirë për anësorin që përveç golit regjistroi edhe dy asistime.

Bayern Munich numëron tri pikët e para të sezonit nga ndeshja e parë, kurse Schalke nuk mund ta niste më keq këtë edicion të Bundesliga.

Mbyllet pa fitues drama në ‘San Siro’, Kumbulla ia siguron një pikë Romës

Kushtrim Guraj

Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

Kushtrim Guraj

Alban Shillova flet pas rikthimit në fushat e blerta, ka një mesazh edhe për sfidën ndaj Ballkanit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net