Opoja.net

Bayerni vetëm edhe një fitore larg titullit (Video)

Sport
Bayerni vetëm edhe një fitore larg titullit (Video)

Bayern Munich ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Hertha Berlin.

Kampioni aktual i Gjermanisë ka shënuar fitore të pastër 2-0,në një takim ku dominoi gjatë 90 minutave.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar e dyta Arturo Vidal realizoi golin e epërsisë për 1-0.

Golin e dytë për Bayernin e shënoi braziliani Douglas Costa në minutën e 79-të nga një distancë prej 25 metrave.

Bayerni vazhdon të mbetet lider në Bundesligë dhe i nevojitet vetëm fitorja javën e ardhshme ndaj Gladbachut në shtëpi për tu shpallur kampione e Gjermanisë për herë të tretë radhazi.

Fitore ka shënuar edhe ndjekësi i Bayernit, Borussia Dortmund në udhëtim tek Stuttgart me rezultat të thellë 3-0.

Për Dortmundin në këtë fitore realizuan tre mesfushorët, Shinji Kagawa, Pulisic dhe Mkhitaryan.

Fitore të madhe për mbetjen në Bundesligë shënoi edhe Kolni i mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net