Opoja.net
Meka Mish

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Bashkimi Evropian miratoi një mjet të ri ligjor për të ndëshkuar ata që gjenden përgjegjës për sulme kibernetike në vendet anëtare të bllokut, si dhe në vendet e treta dhe në organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Financave të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, e miratuan regjimin e sanksioneve që i mundëson bllokut 28-anëtarësh të ngrijë asete dhe të vendosë ndalesa udhëtimi për individët, kompanitë dhe organet shtetërore jashtë bllokut, që janë të përfshira në sulme kibernetike shkruan REL.

“Korniza i mundëson BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike”, thuhet në deklaratën e ministrave.

Sipas së njëjtës, sanksionet do të merren parasysh nëse një sulm kibernetik ka “ndikim të rëndësishëm” në cakun e tij.

Zyrtarët evropianë janë në gjendje gatishmërie për të minuar çdo përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 23-26 maj, përmes fushatave të dezinformimit apo sulmeve kibernetike.

Zyrtarët e kanë akuzuar Rusinë për disa fushata piraterimi kundër Perëndimit, por Moska e ka mohuar përfshirjen në to. /Telegrafi/

Mos i humb

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net

Libra: Facebook publikon zyrtarisht kripto-valutën e tyre të parë

Opoja.net

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net