Opoja.net

BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga google dhe facebook

Teknologji
BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga google dhe facebook

BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga google dhe facebook

Komisioni Europian bëri të ditur se ka nisur një hetim paraprak ndaj Google dhe Facebook, për të zbuluar se si i mbledhin ato të dhënat personale të përdoruesve të tyre dhe për cilat qëllime.

Tre vjet më parë, më 26 shtator 2016, komisionerja europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager paralajmëroi se do të monitoronte nga shumë afër kompanitë që mbledhin dhe përdorin të dhëna personale, të tilla si Facebook, WhatsApp ose Google.

“Këto hetime përqendrohen në mënyrën se si janë mbledhur, përpunuar, përdorur dhe monetizuar të dhënat, përfshirë edhe ato për qëllime reklamimi”, tha zëdhënësja e ekzekutivit europian.

Si zakonisht, Komisioni nuk specifikoi se kujt i ishin dërguar këta pyetësorë.

Bëhet fjalë për një fazë paraprake, që mund të çojë në një hetim zyrtar.

Loading...

Mos i humb

Mbi 80 për qind të fitimit të Volkswagen-it tkurret nga COVID-19

Linda Guraj

Iphone do të shërbejë si çelës veture

Linda Guraj

Më lirë veҫ lodheni, tani me 1 mijë euro mund të bëheni me makinë të re

Linda Guraj

Ky është çmimi përfundimtar i PlayStation 5

Linda Guraj

Ky është PlayStation 5 – pamjet dhe specifikacionet

Linda Guraj

Ky është celuari më i shitur në botë

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net