Opoja.net

BE mbështet zgjedhjet transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë

Kosova
BE mbështet zgjedhjet transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë dhe kanë kërkuar që gjithë procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt.

Përmes një konference për media, zyrtarë të ekipit vëzhgues dhanë detaje për misionin e tyre dhe u shprehen se me anë të pranisë së tyre në tërë procesin zgjedhor, shpresojnë që largohen parregullsitë e mundshme.

Kryevëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, në Prishtinë u takua me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me liderë dhe kandidatë të partive politike.

Në fund të vizitës së saj dy ditore në Kosovë, Kryevëzhguesja gjatë konferencës për shtyp tha se “Ky është misioni i pestë i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE në Kosovë që nga viti 2013. Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BE-së drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.”

Ekipi bazë prej 9 analistësh arriti në Prishtinë më 7 shtator, dhe 18 vëzhgues afatgjatë u dërguan nëpër Kosovë më 15 shtator për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat, thuhet në njoftimin për media.

36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë do t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve. Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit më 6 tetor.

“Këto zgjedhje i shoh si mundësi shumë e mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Transparenca dhe përgjegjësia e plotë nga të gjitha palët e përfshira në zgjedhje mund ta përmirësojnë mirëbesimin publik në procesin zgjedhor. Gjithashtu do të doja t’i inkurajoj njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës,” shtoi Viola von Cramon-Taubadel.
EU EOM do të publikojë një deklaratë preliminare shumë shpejtë pas ditës së zgjedhjeve dhe do të qëndrojë në Kosovë për të vëzhguar procesin e rezultateve deri në përfundim. Një raport final që do t’i përfshijë rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme do të prezantohet përafërsisht dy deri tre muaj më vonë.

Misioni është i pavarur në gjetjet dhe përfundimet e tyre dhe i përmbahet Deklaratës së Principeve për Vëzhgim Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, nënshkruar në tetor, 2005.

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net

FSK, institucioni më i besueshëm në vend

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net