Opoja.net

BE ndihmon MSH-në me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh

Shëndeti
BE ndihmon MSH-në me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka pranuar sot kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurosh.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të dona­cionit morën pjesë; Armend Zemaj, Minist­ër i Shëndetësisë, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins­titucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falënderoi BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambula­nca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë. Sipas tij, ky donac­ion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme.

Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë.

klankosova.tv

Loading...

Mos i humb

Alarmon virologu gjerman: Do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Kushtrim Guraj

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj

Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

Kushtrim Guraj

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Kushtrim Guraj

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net