Opoja.net

BE pret që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë pas pandemisë

Kosova
BE pret që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë pas pandemisë

Bashkimi Evropian pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë menjëherë pas kalimit të pandemisë së COVID-19.

Peter Stano në cilësinë e zëdhënësit të Borrellit, në një përgjigje për RTV Dukagjinin ka thënë se për të mbështetur dialogun BE ka emëruar emisar special.

“Koha, rendi i ditës dhe ritmi i dialogut përcaktohen nga dy palët dhe aftësia e tyre për t’u pajtuar. Bashkimi Evropian e lehtëson këtë dialog që nga viti 2011 dhe vazhdon të punojë përmes përfaqësuesit Joseph Borrell, i mbështetur tani edhe nga përfaqësuesi Special, Miroslav Lajçak për të mundësuar që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, sapo kushtet e lidhura me pandeminë ta lejojnë atë dialog”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Pas deklaratave të BE-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë se janë të gatshëm për dialog, përcjell Telegrafi.

“Ne kërkojmë që dialogu të jetë me parime dhe i organizuar mirë. Ne jemi gati, kemi përvojë dhe do t’i mbrojmë interesat tona”, deklaroi Kurti.

Mirëpo qeveria duhet të ketë legjitimitet për të rifilluar dialogun, thonë nga shoqëria civile.

“Pas mocionit të mosbesimit qeveria nuk ka legjitimitet. Deri në fitimin e këtij legjitimiteti asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare”, deklaroi për RTV Dukagjinin Visar Xhambazi nga “Demokracia për Zhvillim”.

Negociatat janë ndërprerë nga nëntori i vitit 2018 kur Kosova kishte vendosur tarifa doganore për produktet me origjinë nga Serbia./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Ambasada e Kosovës në Austri njofton qytetarët për procedurat që duhet ndjekur në rast kthimi në vendlindje

Opoja.net

Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat

Opoja.net

Qeveria Hoti e dominuar nga burrat, shoqëria civile kritikon numrin e ulët të grave në ekzekutiv

Opoja.net

IKSHPK apelon të qytetarët, bizneset dhe gastronomia që në mënyrë strikte t’i respektojnë rekomandimet ndaj COVID-19

Opoja.net

Prishet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së në Prizren

Opoja.net

Edhe 11 raste me coronavirus dhe dy të shëruar në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net