Belotti transferohet në Premierligë

Sport
Belotti transferohet në Premierligë

Mourinho e do me ngulm sulmuesin italian.

Harry Kane u pa i vetëm në repartin e avancuar dhe pa ndihmën e duhur për t’u bërë i rrezikshëm, ndërsa mediat angleze konfirmojnë se pas ndeshjes Jose Mourinho ka telefonuar drejtuesit për t’u kërkuar me ngulm edhe një tjetër sulmues.

Emri i preferuar nga trajneri portugez është sulmuesi italian i Torinos, Andrea Belotti, megjithatë negociatat me presidentin e klubit “granata” Urbano Cairo, nuk janë aspak të lehta.

Klubi londinez pritet që të paraqitet me një ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit 26-vjeçar në huazim për 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 40 milionë euro verën e ardhshme.

Andrea Belotti luan prej 5 sezonesh te Torino dhe numëron 92 gola në 192 ndeshje, ndërsa aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit, por synon largimin nga klubi ‘granata” pasi dëshiron të luajë në aktivitete të rëndësishme europiane.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Nga ana tjetër Mourinho po mendon ndryshime në formacionin e Tottenhamit, për të luajtur me skemën 4-3-1-2, me fantazistin anglez Delle Ali pas dyshes sulmuese Harry Kane – Andrea Belotti, për të bërë skuadrën më të rrezikshme në sulm.

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni

Liverpool kompleton transferimin e yllit të Bayern Munich

Fari Kolloni

Lamtumirë Milan, Paqueta po transferohet te klubi i madh francez

Fari Kolloni

Bombë nga Italia: Milan i’a ‘vjedh’ nga duart Depayn Barcelonës!

Fari Kolloni

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net