Opoja.net

Bëni që fëmija juaj të luaj me lojëra të sigurta

Shëndeti
Bëni që fëmija juaj të luaj me lojëra të sigurta

Derisa fëmija juaj është ende i vogël rrallë herë di të ankohet për lojërat që i bleni. Kjo meqë ata janë ende të vegjël dhe kënaqen kur godasin ndonjë tenxhere të vjetër, duke hyrë në një kuti kartoni, ose edhe duke lozur me një shkop. E nëse punët janë kështu pse duhet blerë fëmijëve lodra atëherë?

Me kohë ata rriten dhe fillojnë të kërkojnë më tepër. Shohin një lodër në filmin e preferuar të animuar dhe e kërkojnë. Ju ndodh të ia bleni me dëshirë, por shumëherë lodrat mund të jenë të dëmshme për fëmijën tuaj. Andaj, pa marrë parasysh se sa fort ai/ajo kërkon një lodër të caktuar, kujdesuni që përherë të siguroheni që at janë të sigurta.

Bleni lojërat e duhura

Kur zgjedhni një lodër, gjëja e parë që bëni është të kontrolloni se për cilën moshë është e rekomanduar. Ju duhet ta dini se mosha për këto lodra nuk është caktuar kot së koti, por nga ekspertë për sigurinë e lodrave të cilat i kanë ndarë lodrat bazuar në kritere të caktuara.

– Kujdesuni që të gjitha lodrat elektronike që ju ia blini fëmijës suaj të kenë emërtimin “UL Approved” (që nënkupton se këto lojëra janë të testuara dhe nuk janë të rrezikshme për fëmijët).

– Lojërat e artit duhet të emërtohen me ASTM D-4236 për të treguar që Shoqata Amerikane Për Testim dhe Materiale (American Society for Testing and Materials) i ka aprovuar ato përmes hapave të tyre.

– Të gjitha lojërat duhet të mbartin emërtimin “jotoksike”.

Rreziqet më pak të dukshme

Disa lodra mund të jenë të ndërlikuara. Ato mund të duken si të kontrolluara bazuar në standardet e mësipërme, por në fakt mund të jenë të papërshtatshme. Janë disa gjëra

me rreziqe më pak të dukshme që ju dueht t’i mbani në mend.

– Përmbajta:

Shmangni lojërat me rruza ose që c’montohen në pjesë të vogla aq sa të mund të kalojnë në gojën e fëmijës suaj.

– Shigjetat:

Mbi 40% të lodrave në vitin 2015 janë raportuar për lëndime rreth zonës së kokës. Mos bleni gjëra që vrasin. Ato mund t’ia nxerrin sytë jashtë fëmijëve tuaj.

– Zhurma:

Lodrat e zhurmshme mund të tërheqin vëmendjen e fëmijëve. Kujdesuni që t’ua heqni bateritë kukullave që qajnë, veturave që ecin apo telefonave me bateri.

– Lodrat e shtratit:

Mbani larg nga krevati i fëmijëve fjongot, lojërat me lifëse dhe gjërat e tjera të këtij lloji meqë atom und tua lëndojnë duart apo edhe qafën.

Më të dashurat

Nëse të afërmit tuaj nuk i kushtojnë vëmendjese çfarë iu dhurojnë fëmijëve tuaj, ua tregoni atyre këto udhëzime në mënyrën më të butë që është e mundshme. Si mund ta fyente kjo gjë gjyshen? Mendoni për fëmiun tuaj!

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net