Opoja.net

Benjamin Kololli, JOKERI i Kosovës

Sport

Kololli është duke e kaluar sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e statistikave, pasi deri më tani, ka kontribuar me 21 gola për ekipin e tij, FC Zurich në 33 paraqitje (13 gola dhe 8 asiste)

Masar Sokoli

Pas aventurës së paharrueshëm në Ligën e Kombeve, ku Kosova fitoi Grupin 3 të Ligës D për t’u kualifikuar n’gjysmëfinale (dhe është 2 ndeshje larg për ta bërë ëndrrën realitet), është koha për një tjetër aventurë.

Bëhet fjalë për kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova do të nisë rrugëtimin për “Euro 2020” me 25 mars, të hënën kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Për këtë ndeshje, Bernard Challandes, ka në dispozicion pothuajse më të mirët, përjashtuar Valon Berishën dhe Hekuran Kryeziun – megjithëse për këtë të fundit, 67-vjeçari është optimist se do të rikuperohet me kohë.

Challandes është trajner me fat, sepse shumicën e lojtarëve të 11-shes startuese i ka në top formë, veçuar pjesën sulmuese; Milot Rashica, Bersant Celina, Vedat Muriqi e Arbër Zeneli.

Megjithatë, Challandes, ka në skuadër edhe një Joker, që gjithmonë gjendet aty për të ndihmuar skuadrën me gola dhe asiste, në rast se për një moment bllokohen treshja sulmuese.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin, Benjamin Kololli. Ai po gëzon sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e statistikave, pasi deri më tani, ka kontribuar në 21 gola për ekipin e tij, FC Zurich në 33 paraqitje (13 gola dhe 8 asiste).

Në total, Kololli ka luajtur 2.544 minuta në Zvicër dhe është në një formë fantastike para ndeshjeve me Danimarkën e Bullgarinë, këtë e vërtetoi edhe vikendin që lamë pas – shënoi dhe asistoi në fitoren 2-1 të Zurichut ndaj Xamac.

Kololli është Jokeri i Challandes për faktin sa mund të luajë në shumë pozicione dhe produktiviteti është i lart pa marrë parasysh se në cilën pozitë starton.

Edhe pse te Kosova luan gjithmonë mbrojtës i krahut të majtë, te Zurichu, këtë sezon, ka luajtur vetëm njëherë në atë pozitë.

Më së shumti, në sezonin 2018/19, trajneri, Ludovic Magnin e ka përdorur Kolollin si mesfushor të majtë, ku ka kontribuar me 10 gola dhe 5 asiste – derisa ka luajtur edhe si; sulmues anësor në të majtë (4 herë) e të djathtë (1), qendërsulmues (2 ndeshje) dhe mesfushorë i djathtë (1).

Kololli është gati të ndihmojë Kosovën me gola e asiste duke luajtur kudo që ka nevojë Challandes, ashtu siç bëri në Ligën e Kombeve. Por, duke parë mungesën e Valon Berishës dhe me shumë mundësi edhe të Hekuran Kryeziut, atëherë trajner zviceran mund të mendojë që ta përdorë 26-vjeçarin edhe si mesfushor.

Misioni tjetër i Kosovës është që të vazhdojë me ecurinë fantastike pa humbje.

9 tetori i vitit 2017 – është hera e fundit kur Kosova është njoftuar me humbje, që nga atëherë, “Dardanët” kanë shkuar në 10 takime pa humbje, 9 me trajnerin, Bernard Challandes.

Në kualifikimet për “Euro 2020”, Kosova bën pjesë në Grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Kujtojmë, se nëse Kosova dështon të kualifikohet në “Euro 2020” përmes rrugës normale, ka shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova fitoi Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve për t’u kualifikuar në “play-off”.

“Dardanët” janë vetëm dy ndeshje larg historisë dhe fillimisht, do të përballen me Maqedoninë në Shkup, dhe në rast fitores, në finale do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi.

Natyrisht, Kosova do t’i luajë këto ndeshje nëse dështon të kualifikohet në “Euro 2020” nga Grupi A, rrugëtim i vështirë që do të nisë të hënën me 25 mars kundër Bullgarisë. /Gazeta Express/

Mos i humb

Rakitic do të mbetet te Barcelona

Opoja.net

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net