Opoja.net

Benzema s’ia pasoi asnjëherë topin Viniciusit, pasi i kërkoi Mendyt ta injoronte

Sport
Benzema s’ia pasoi asnjëherë topin Viniciusit, pasi i kërkoi Mendyt ta injoronte

Mosmarrëveshjet mes lojtarëve të Real Madridit po vazhdojnë të dalin në sipërfaqe. Duket sikur Karim Benzema e urren të luajë përkrah Vinicius Juniorit, të cilit nuk ia pasoi asnjë top për 45 minuta të plotë në ndeshjen e fundit.

Benzema u kap nga kamerat e Telefoot në tunel pas pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë mbrojtësit Mendy të mos ia pasoj topin Viniciusit.

Sulmuesi brazilian e vazhdoi formën e dobët duke humbur shumë mundësi për të shënuar dhe duke mos qenë vendimtar për skuadrën e Zinedine Zidane as në barazimin e Real Madridit 2:2 me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve të martën.

Ai i shpërdoroi mundësitë për t’ia siguruar Realit fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pakënaqësinë me të e ka shprehur edhe Benzema tek bashkëlojtarët e tjerë.

Derisa Mendy ia pasoi topin tri herë Vinicius, Benzema e injoroi plotësisht.

Sipas MARCA, Benzema nuk ia pasoi topin asnjëherë Vinicius në pjesën e dytë.

Pritet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë e tërë kjo në skuadrën e Real Madridit, por Benzema e ka lënë një mesazh të koduar në rrjetet sociale tashmë.

Francezi shkroi: “Derisa qentë lehin, nëntëshi kalon”

The post Benzema s’ia pasoi asnjëherë topin Viniciusit, pasi i kërkoi Mendyt ta injoronte appeared first on FaktePlus.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net