Opoja.net

Beqir Beqaj: Në Dragash ka pak opozitë – drejtori i Arsimit nuk më vjen në intervistë

Kosova Opoja
Beqir Beqaj: Në Dragash ka pak opozitë – drejtori i Arsimit nuk më vjen në intervistë

Drejtori i radios lokale në Dragash, gazetari Beqir Beqaj, në emisionin e Jeta Xharrës ku ishte i ftuar kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se në Dragash ka shumë pak opozitë, pasi që, sipas tij ”gjithçka që kërkohet, kërkohet aty ku e shohin interesin”.

Ndërkohë, i pyetur nga moderatorja e emisionit nëse në Dragash ka gazetari dhe shoqëri civile, drejtori i Radio Sharrit ka thënë se ”janë të gjitha, mirëpo mundësia e veprimit është e kufizuar”, duke shprehur shqetësimin e tij se në Komunën e Dragashit nuk ka një zyrë të veçantë për komunikim me mediat. Madje Beqaj ka thënë se edhe zyrtarët komunalë refuzojnë kontaktet me mediat lokale, duke aluduar në drejtorin e Arsimit, Vloran Cenaj, i cili, sipas tij, nuk ka pranuar që t’i shkojë në intervistë./Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net