Opoja.net

Berisha i kundërpërgjigjet akuzave të Vuçiqit për Haradinajn

Shqiperia

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka quajtur absurde akuzat e kreut të shtetit serb Aleksandar Vuçiq se ai po punon për formimin e Shqipërisë së Madhe dhe se po e mbështet Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një postim në Facebook, Berisha i është kundërpërgjigjur Vuçiq se me këto akuza ai vetëm sa dëshiron të maskojë politikat serbomadhe që po përpiqen të krijojnë konflikt të ri në Ballkan.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Loading...

Mos i humb

Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës

Opoja.net

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net